Radas reagon për trukimet: Nuk vë dorën në zjarr për shokët e skuadrës!
Skënderbeu rrezikon përjashtimin me 10 vite nga kompeticionet evropiane, për shkak se dyshohet se kanë trukuar disa ndeshje në pjesëmarrjet në kupat e Europës. Lidhur me këtë çështje “Goal.com” në versionin kroat ka intervistuar mbrojtësin e korçareve Marko Radas, duke e pyetur për këtë temë.
“Kjo çështje ka dominuar mediat në Shqipëri në ditët e fundit. Fakti është se UEFA duhet të na japë ende një dënim, por ata u lajmëruan nga organizata që lufton trukimet, Federbet. Për mua nuk ka asnjë kuptim. Për këto ndeshje, ne u ndaluam nga pjesëmarrja në Europë për sezonin 2016-2017. Atë kohë, do të na kishin bllokuar për një periudhë më të gjatë.
Nuk kam ndjerë asnjëherë që shokët e mi mund të manipulonin apo nuk jepnin më të mirën. Personalisht, nuk ka asgjë për të cilën të akuzohem, por gjithashtu nuk vë dot dorën në zjarr nëse është ky rasti edhe për shokët e skuadrës ”, u shpreh Radas për portalin e njohur. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

