Radas: Ndeshje ndryshe nga kampionati, Kupën kemi 7 vite që e presim (VIDEO)
Skënderbeu do të luajë nesër gjysmëfinalen kthimit ndaj Flamurtarit, teksa kujtojmë se në ndeshjen e parë janë mundur 0-1 në Korçë. Mbrojtësi Marko Radas, në një prononcim për mediat para ndeshjes është shprehur se do të jetë e vështirë, pasi kampionati ndryshon nga ndeshjet e Kupës.
”Sigurisht që ky takim nuk do të jetë njësoj si ai i kampionatit ku fituam pastër 0-3 pasi kupa dhe kampionati kanë specifika të ndryshme. Normal mbetet një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër në Vlorë por ne do të bëjmë maksimumin dhe do të tentojmë të rikuperojmë rezultatin negativ të ndeshjes në Korçë. Një gol diferencë nuk është shumë”
Trofe i munguar? Kemi 7 vite të suksesshme por asnjëherë nuk e kemi fituar kupën, normal që na mungon ky trofe dhe nesër do bëjmë gjithçka për ti shkuar deri në fund.
I pyetur nga përfaqësuesit e mediave nëse Skënderbeu ka presion në prag të ndeshjes në Vlorë, Radas i cili nesër do të mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të Shehit u përgjigj shkurtimisht: “Skënderbeu nuk ka presion në asnjë fushë. Presion mund të ketë nesër, por e sigurt është që nuk do ndikojë në rezultatin përfundimtar”.
KOHA JONË SONDAZH

