Radhë e madhe në Torino për të blerë fanellën e Ronaldos, por mbaron letra

Ronaldomania ka filluar zyrtarisht. Këtë mëngjes të dy dyqanet e bardhezinjve “J Museum” dhe dyqani zyrtar i bardhezinjve u rrethuan nga tifozë nga e gjithë bota. Një familje daneze, e cila ka ardhur me pushine në Itali, ka shkuar në Torino për të blerë fanellën e Ronaldos.

“Ne jemi tifozë të Juves që nga koha e Laudrup, por ardhja e Ronaldos sigurisht forcon çdo gjë,” treguan ata për mikrofonin e Calciomercato.com. Shumë tifozë bardhezi ndërkohë do të rinovojnë abonimin, edhe pse çmimi i tyre është shtuar m 30 për qind. “Për Ronaldon ja vlen, 100 euro më shumë në tribunën pas porte janë shumë, por e rinovuam menjëherë sapo ai erdhi”, deklaruan disa tifozë.

Sipas mediave italiane kërkesat për të blerë fanellën e Ronaldos janë të shumta, teksa mësohet se ka mbaruar edhe letra për ta stampur. Deri nesër do të jetë e pamundur për të blerë fanellën e yllit portugez. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?