Rakitiç tek Interi? Mesfushori kroat i jep fund thashethemeve

Në ditët e fundit është folur shumë për një interesim të Interitpër mesfushorin kroat të Barcelonës, Ivan Rakitiç. Sipas mediave italiane zikaltrit dhe mesfushori kroat kanë një marrëveshje për verën e ardhshme, ndërsa transferimi do të kryhej mbi bazën e 40 milionë eurove, por vetë Rakitiç ka shpjeguar këto zëra.

Në përfundim të ndeshjes me Sevillan, të cilën Barcelona e fitoi me rezultatin 2-4, futbollisti kroat i cilësoi qesharakë zërat e merkatos mbi të ardhmen e tij dhe shtoi se dëshira e tij është që të mbetet pjesë e katalanëve deri në fund të kontratës.

“Thashethemet e merkatos? Shpeshherë kur zgjohem në mëngjes dhe lexoj këto gjëra, më vjen të qesh. Unë kam një kontratë edhe për 3 sezone të tjera me Barcelonën dhe ndihem mjaft mirë këtu, ndaj kamë dëshirë ta respektoj. Natyrisht që më vjen mirë kur klube të tjera interesohen për mua, por jam i përqendruar të respektoj kontratën me Barcelonën”, tha Rakitiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?