Ramadani: Kombëtarja ëndërr e fëmijërisë, të fitojmë me Norvegjinë
Ylber Ramadani prej vitesh ka luajtur me moshat, ndërkohë që tashmë ka marrë ftesë dhe nga Panuçi në Kombëtare. Në daljen e radhës për mediat, mesfushori beson se do të ketë hapësira për të treguar vlerat e tij.
“Çdo lojtar ka dëshirë të luajë nga minuta e parë. Trajneri vendos. Grupi është shumë i mirë dhe i harmonizuar. Nuk është problem kush luan titullar. Dua ta falënderoj trajnerin për besimin që më ka dhënë dhe unë dua t’ia shpërblej. Nëse futem në fushë do të jap maksimumin, pastaj Panuçi do të vendosë nëse do të jem na vazhdimësi. E kam pritur që kur isha fëmijë ftesën në kombëtare.
Konkurrenca është e fortë dhe kjo është e mirë. Do të bëj maksimumin që një ditë të luaj titullar. Ende nuk dihet se kush do të luajë ndaj Norvegjisë, por do të më vinte mirë nëse do të jem që nga minuta e parë. Trajneri Sormami ka punuar shumë me mua në Danimarka. Sormani dhe Panuçi janë të ngjashëm. Te Kombëtarja A ka më shumë përgjegjësi se U-21. Te Shpresa na ka munguar disi fati, por këtu është më shumë përgjegjësi.
Miqsorja? Po punojmë që të jemi mirë fizikisht. Do të futemi në fushë për të fituar me Norvegjinë dhe për moralin e ekipit. Duhet të impenjohemi dhe të mendojmë edhe për të ardhmen.”
KOHA JONË SONDAZH

