FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramos shmang turpërimin e Realit, përmbys Girona-n me dopietë (VIDEO)

Real Madrid ka fituar 4-2 ndaj Girona-s në ndeshjen e parë të çerekfinales së Copa del Rey. Los Blancos kanë zhvilluar një tjetër ndeshje të dobët, por kanë arritur që të fitojnë falë dy golave të Sergio Ramos.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh përpara se Lucas dhe Ramos me një “Panenka” të kalonte Real në avantazh. Pasi Girona barazoi me një penallti në pjesën e dytë, ishte përsëri Ramos ai që i dha avantazhin merenguesve përpara se Benzema të siguronte fitoren me golin e tij në fund të takimit.

Ramos i ka shënuar të shtatë penalltitë e goditura këtë sezon, duke treguar se është një specialist në këtë aspekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?