FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raportet për doping, zëvendëskryeministri rus largohet nga futbolli

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Vitaly Mutko, po tërhiqet nga posti i shefit të Federatës së Futbollit të Rusisë, në kuadër të një mase të përkohshme në periudhën e presionit për shkak të akuzave për doping sistematik, kanë raportuar sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar burime nga federata.

Mutko, 59 vjeçar, e dorëzon pozitën e shefit në Bashkimin e Futbollit të Rusisë (RFS) për gjashtë muaj, por mbetet organizatori kryesor i Kampiontit Botëror të Futbollit, që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi, shkruan rel.

Këtë shpallje Mutko e ka bërë gjatë takimit të bordit ekzekutiv të RFS-së, ka raportuar agjencia TASS. Ai më herët këtë muaj ka thënë se është i gatshëm të tërhiqet, nëse kjo gjë kërkohet nga udhëheqja e Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportet thonë se drejtor i përgjithshëm i ri i RSF-sëështë emëruar Aleksandr Alayev.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?