Raporti i UEFA-s/ Shqipëria, një nga 10 vendet që klikojnë më shumë “SBObet”

Shqipëria edhe pse është një vend i vogël shquhet për një fluks në vënien e basteve, madje dhe në një prej kompanive më të njohura të basteve që vepron në Azi, “SBObet”.

Kjo e fundit është përfshirë shpesh në raportet e ndeshjeve të dyshuara në vende të ndryshme të botës dhe në raportin e fundit të UEFA-s zbulohet se vendi ynë është i vetmi europian mes 10 të parëve që klikojnë faqen e internetit të kësaj kompanie. Epiqendra e klikimeve është pikërisht qyteti i Korçës.

PJESË NGA RAPORTI

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 33 nga 53 ndeshjet, UEFA ka identifikuar se SBObet ka qenë kompania e parë e basteve që lëvizte koeficientat rreth ndeshjeve të manipuluara. Kjo tregon se ata që kanë akses ndaj njohurisë dhe manipulimit, janë në gjendje të vendosin baste nëpërmjet SBObet. Për t’u shënuar, një tjetër kompani e quajtur 188bet ishte ajo që “lëvizte e para” në 18 nga 21 ndeshjet e tjera, por duhet theksuar se në 9 nga këto ndeshje, SBObet nuk po ofronte live.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kërkim i Google Trends mbi SBObet tregon se si kjo kompani ka një prani shumë të madhe në Shqipëri, edhe pse është një kompani bastesh aziatike. Në fakt, Shqipëria duket se është i vetmi shtet europian në listën e 10 vendeve që kërkuan për SBObet (vendet e tjera jnë të gjithë aziatike). Një kërkim i vendeve ku përdoruesit kanë hyrë në faqen e internetit zyrtare të SBObet, vendos Shqipërinë si vendin e parë jo-aziatik në listë.

Një studim më specifik i qyteteve brenda Shqipërisë që kërkuan për SBObet në Google tregon se Korça (Korçë, ku gjendet skuadra e Skënderbeut) është me diferencë të ndjeshme vendi ku kanë origjinën shumë nga këto kërkime.

Është domethënëse se një kompani bastesh aziatike kërkohet me kaq frekuencë online në Shqipëri dhe në veçanti në qytetin e Skënderbeut. I vetmi shpjegim logjik për këtë është se personat në Shqipëri mund të kalonin lehtësisht bastet e tyre nëpërmjet SBObet, i cili lejon për shuma më të mëdha të vendosen dhe fitohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?