Rashford dhe De Gea i dhurojnë 3 pikët e radhës United (VIDEO)

Manchester United vijon serinë e rezultateve pozitive në Premier League. Skuadra e Solskjaer ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Leicester.

“Djajtë e Kuq” i bënë një start shumë të mirë ndeshjes duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me Marcus Rashford. Sulmuesi i United shfrytëzoi më së miri një pasim të Paul Pogba, i cili dhuroi një pasim magjik.

Leicester reagoi mjaft mirë duke krijuar shanse të mira shënimi, por portieri De Gea ishte në një ditë fanastike. Me këtë fitore, United ruan vendin e 5-të me 48 pikë, 2 më pak se Chelsea. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?