Rastësia/ Ronaldo fiton Championsin në sezonin e tij të pestë …
Një statistikë shumë interesante po bën xhiron në rrjetet sociale. Në vitin 2013, Cristiano Ronaldo kaloi nga Sportingu te Manchester United dhe në sezonin e pestë fitoi Champions League. Në vitin 2009, Ronaldoi kaloi nga United te Real Madrid dhe ne sezonin e pestë fitoi Championsin. Në 2018, Cristiano kaloi nga Real Madrid te Juventus, por ka firmosur për katër sezone.
Ylli portugez nuk është një garanci që Championsi është i fituar ende pa nisur, por me siguri që është i ndryshëm nga koha kur kaloi te United apo edhe Reali. Nuk është një rastësi që Real Madrid ka triumfuar për tri sezone radhazi, katër në 5 vitet e fundit. Me golat vendimtar të yllit portugez, janë fituar shumë finale, përfshirë edhe ajo e Cardiffit ndaj Juventusit në vitin 2017.
Tani Ronaldo është një njeri goli, nuk është një i ri i blerë nga Ferguson, apo një futbollist klasi me defekte si në kohën kur shkoi në Madrid. Cristiano sot duket një makineri perfekte, ndërkohë që Juventusi pret konfirmimin me ardhjen e Bonuccit për të synuar Championsin. Nëse u duhet të presin, ku i dihet, do i rinovojnë kontratën edhe për një vit Ronaldos për të synuar Championsin. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

