FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Erjon Braçe: Do ta kallëzoj arbitrin, shpifje për shkak të detyrës

Incidenti i ndodhur në fundin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu, ka bërë bujë në të gjitha mediat sportive dhe jo vetëm. Gjyqtari i ndeshjes Andi Koçi pretendon se është qëlluar nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Partizanit. Në intervistën për “Top Channel” gjyqtari Koçi tregoi se nuk është hera e parë që Braçe, shan dhe sulmon arbitrat. Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe deputeti, i cili deklaron se do ta kallëzojë gjyqtarin Andi Koçi për shpifje.

Deklarata e plotë e Erjon Braçes e pa korrektuar:

KUSH MA KA ÇAKMAKUN?! Kjo eshte gazeta pushke e Armand Dukes;

Swiss Digital Desktop Reklama

Si e lexoj unë: Djathtas-Kur qeni qe te leh nga penxherja e Dukes, është me budallai i lukunise se qenve qe Duka stërvit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje nate me pare ne ekranin e Dukes tha se ai (vete) nuk kishte pare qe une ta kisha qelluar, por ia kishin thene tek lloma (dhoma) ku qe strehuar.

Gabim i madh!

Keshtu qe gazeta e Dukes e ka bere korrigjimin, ai thote ne vete te pare qe e kam qelluar une me cakmak duke bere nje gabim te pafalshem-shpifjen per shkak te detyres dhe une pa as me te voglin dyshim do e kallezoj si te tille!

Majtas-Arsyeja e qarte e sajimit te gjithe kesaj shpifje, auditimi fiskal-per aq sa i perket detyrimeve tatimore te Fshf, organizates ku drejton Armand Duka ne menyre okulte, jo transparente, ne te zeze, ne menyre te paligjshme dhe duke demtuar buxhetin e shtetit!

Une sa e kam gervishtur emblemen e paligjshmerise fiskale ne kete vend!

Nga nje interes, ai publik i lidhur drejtperdrejt me detyren time si kryetar i komisionit per Ekonomin e Financat me Kuvendin is Shqiperise!

Keshtu qe; Qente le te lehin, puna vijon gjate dites e nates!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?