FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real bën gati 400 mln euro për Nejmarin, por “fut hundët” edhe Barcelona

Eliminimi nga 1/8-at e Champions League mund të sjellë një revolucion në shtëpinë e PSG, dhe jo vetëm në pankinë. Në dyshim është dhe ardhmja e Nejmar, i cili u ble në verën e kaluar për shifrën rekord të 222 milionë eurove. Braziliani duket se është penduar dhe dëshiron që të rikthehet sërish në Spanjë, atje ku Real Madrid është gati për ta pritur krahëhapur.

“Mundo Deportivo” thekson se Nejmar dëshiron të rikthehet në Barcelonë, ndërsa “AS” sugjeron pistën Real Madrid për merkaton e verës. E përditshmja madrilene ka nënvizuar çmimin që mund t’u kushtojë Nejmari drejtuesve të merengues: rreth 400 milionë euro, që janë afërsisht dyfishi i shifrës që PSG i pagoi Barcelonës, 220 milionë euro verën e kaluar.

Madrilenët janë gati që ta paguajnë këtë shifër, teksa javën e kaluar drejtuesit kanë folur edhe për premion që do të përfitojë ai që mund të cilësohet si pasuesi i Kristiano Ronaldos. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?