Real Madrid ka gati strategjinë për të rrëmbyer Eriksen nga Tottenham-i

Reali i Madridit është në kërkim të një mesfushori cilësor për sezonin e ardhshëm. Emri më i përfolur në merkato është Christian Eriksen. Drejtuesit e klubit “merengues” synojnë të përfshijnë në bisedimet me homologët e Tottenhamin kartonin e James Rodriguezit, që është i huazuar te Bayerni i Mynihut.

Më emërimin e trajnerit Niko Kovac, mesfushori kolumbian nuk po aktivizohet në vazhdimësi, me mediet angleze që e kanë afruar te Arsenali, si zëvendësues i Mesut Ozil.

Por “AS” nga ana tjetër ngre hipotezën e përfshirjes edhe të Jamesit në bisedimet për Eriksen, i cili është i lidhur me Spurs-at deri në vitin 2020. Në rast se nuk rinovon kontratën, Tottenhami do të jetë i detyruar për ta shitur. Për ta ulur çmimin, Reali ka programuar të shtojë në ofertë edhe Jamesin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?