Real Madrid ofron Iscon dhe 60 mln euro për të rrëmbyer Dybala-n

Në merkaton e verës pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme ne merkato. Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madrid po bën gati një ofertë të frikshme për të transferuar Paulo Dybalan në “Santiago Bernabeu”. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që zbulon se presidenti Florentino Perez, për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas është gati të ofrojë 60 milionë euro plus kartonin e Iscos, që vlerësohet nga “Los Blancos” 40 milionë euro. Zërat shtohen edhe për faktin se Dybala nuk po kalon një moment të mirë, duke shfaqur shenja nervozizmi tek Juventusi, sikurse ishte largimi i tij para kohe nga pankina, edhe pse Allegri nuk i kishte përfunduar të tre ndërrimet.

Në gjurmët e Dybalas, përveç Realit të Madridit, është edhe PSG, që ëndërron të formojë një dyshe eksplozive me Neymarin. Po sipas “Don Balon”, Juventusi është gati për ta lënë të të largohet, me synim përforcimin e organikës në repartet e tjera, aty ku edhe ka më shumë nevojë. Isco ndërkohë nuk është i lumtur në Madrid, teksa së fundmi ka shfaqur edhe pakënaqësitë në rrjetet sociale duke u shprehur se futbollistë të tjerë janë më të preferuar te madrilenët. Një shkëmbim i tillë duket mëse i mundur, duke marrë në konsiderat edhe faktin se argjentinasi nuk po arrin që të përshtatet me lojën e Cristiano Ronaldos, teksa shpesh herë këtë sezon është detyruar në një rol më të tërhequr.

Edhe nëse drejtimin e Juventusit e merr Zidane në fund të sezonit, ai do të preferonte më shumë Iscon, pasi është një futbollist, të cilin e ka drejtuar te Reali dhe e njeh shumë mirë. Për Dybala-n ka edhe alternativa të tjera, pasi në merkaton e janarit u përfol edhe për një transferim të mundshëm te skuadra e Bayernit, që kërkon një zëvendësues ideal për James Rodriguez, një futbollist që pëlqehet nga shumë nga Juventusi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?