Real Madrid shkatërron Alaves dhe ngushton diferencën me Atleticon dhe Barcelonën (VIDEO)

Real Madrid vijon serinë e fitoreve radhazi në kampionat, teksa sonte në mbrëmje ka mundur 3-0 Alaves. Trajneri Lopetegui la sërish në stol Marcelon dhe Iscon, por në fushë vazhdon të shkëlqejë Benzema, i cili zhbllokoi ndeshjen në minutën e 30-të.

Ndeshja do të komplikohej disi për madrilenët që arritën të mbanin një nivel të lart loje. 10 minuta  nga fundi Vinicius Junior realizoi edhe golin e dytë. Në minutat shtesë do të kishte kohë për Mariano Diaz për të shënuar golin e tretë me një goditje të bukur me kokë.

Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 42 pikëve, duke ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me Realin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?