Reali arrin akordin me De Gean, bën gati 100 milionë euro

David De Gea prej kohësh është një “ëndërr” për Realin, por duket se këtë verë, ky operacion mund të finalizohet me sukses. Madrilënët kishin arritur akordin për blerjen e tij që në vitin 2015, por transferimi dështoi vetëm për shkak të vonesës së faksit.

Sipas “Don Balon” Reali ka arritur një marrëveshje me Junajtid për të nënshkruar me David de Gea për sezonin e ardhshëm. “Los Blancos” do të paguajnë 100 milionë euro për portierin spanjoll.

“Objektivi numër një për portën është David de Gea. Real Madridi do të paguajë 100 milionë për të, duke përfituar nga shitja e James Rodriguez te Bayern Mynih për 55 milionë euro. Kjo shumë do të përdoret për të realizuar transferimin e portierit të Junajtid”,  shpjegon Eduardo Inda në “El Chiringuito”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?