FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali bën gati super shpërblimin nëse fiton Championsin e tretë radhazi

Reali i Madridit do të synojnë që të fitojë titullin e 12-të në Champions League, dhe të tretin radhazi. Gjithsesi mediat spanjolle shkruajnë se futbollistët madrilen janë në pritje për të marrë dhuratat për titullin e tyre të 12.

Futbollistëve u është premtuar nga një orë Roleks Submariner Date për fitimin e trofeut europian të vitit të shkuar dhe klubi madrilen ka blerë tashmë 30 të tilla me një vlerë prej 720 mijë eurosh. Kjo i shtohet shpërblimit prej 70 milionë eurosh që madrilenët do të marrin për sukseset në kampionat dhe Champions League në sezonin 2016-2017.

Edhe nëse Real arrin të fitojë sërish Champions League, shpërblimi nuk do të jetë aq i madh, për shkak të mosarritjes së objektivit në La Liga. Çdo futbollist do të marrë një shpërblim prej 600 mijë eurosh, plus një dhuratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sergio Ramos ishte ai që negocioi më shumë për dhuratën e vitit të shkuar dhe ajo është speciale pasi është e personalizuar edhe më numrin 12, saktësisht sa kupa ka fituar Real Madrid

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?