Reali bën gati tre emra në rast largimi të Luka Modric
Real Madrid është i sigurt se do të arrijë që të mbajë Luka Modric, por ka një plan të gatshëm për ta zëvendësuar në rast se ylli kroat do të shkojë tek Interi. Gazeta sportive “As” shkruan se në listën e presidentit Florentino Perez janë tre emra dhe se një nga këta lojtarë me siguri do të blihet në rast të largimit të mesfushori.
Tre emrat më të përfolur janë Marco Verratti i PSG, Miralem Pjanic i Juventusit dhe Sergej Milinkoviç-Savic i Lazios, të cilët kanë një vlerë që shkon rreth 100 milionë euro. Gjithsesi Reali ka në listë edhe talente të ri si holandezi Frenkie de Jong, talenti i Ajaxit duke synuar që të fitojnë konkurrencën me Barcelonën. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

