Reali dhe United po mendojnë për një shkëmbim të bujshëm në merkato
Pogba te Real Madrid dhe Varane të Manchester United. Ky është shkëmbimi i bujshëm që mund të ndodhë gjatë kësaj vere sipas gazetës “AS”. Klubi nga “Old Trafford”, pasi njoftoi nënshkrimin e Sancho nga Dortmund, ka identifikuar qendërmbrojtësin e fortë francez si objektivin e madh të radhës.
Hezitimi lidhet me çmimin e Varane, i cili vlerësohet rreth 70 milionë euro nga Florentino Perez. “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend të shkojnë mbi 45 milionë euro dhe për këtë arsye mund të vendosin në “pjatë” kartonin e Pogba, të cilit i skadon kontrata më 2022, ashtu si shokut të kombëtares në anën tjetër.
Negociatat nuk janë të thjeshta, sepse Ancelotti ka shumë të ngjarë të bëjë një përpjekje për ta mbajtur qendërmbrojtësin në Madrid. Gjithsesi edhe nëse francezi zgjedh të largohet, do të mendohet për Pau Torres nga Villareal.
KOHA JONË SONDAZH

