Reali fiton dhe argëtohet me Zidane, e nderojnë veteranët që në sfidën e parë (VIDEO)

Zinedine Zidane është rikthyer me fitore në krye të Real Madridit. Strategu francez ka shijuar suksesin e parë 2-0 në “Santiago Bernabeo” ndaj Celta Vigos.

“Dora” e tij u ndje që në sfidën e sotme, pasi skuadra madrilene zhvilloi një lojë ndryshe, e ndikuar edhe nga zëvendësimet e shumta në formacionin titullarë, ku Navas, Marcelo, Isco dhe Bale treguan vlerat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali zhbllokoi ndeshjen në minutën e 55-të, me një goditje në hyrje të zonës, por goli u anulua, pasi dy nga shokët e tij i penguan rrezen portierit. Gëzimi i madrilenëve do të spostohej për pak minuta më vonë, teksa Isco e kishte të thjeshtë për ta shoqëruar “sferën” në rrjetë pas një asisti të Benzema.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 77-të, do të vinte radha e Marcelo për të shërbyer në zonë për Bale, i cili realizoi me një goditje me të djathtën. Reali në këtë mënyrë shijon 3 pikët e para me Zidane, duke afruar me dy pikë larg Atletico Madridit. /R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?