Reali fiton me poker ndaj Al Ahly, shkon në finalen e Kupës së Botës për Klube (VIDEO)
Real Madrid-Al Hilal, do të jetë finalja e Kupës së Botës për Klube këtë sezon. Kampionët e Europës triumfuan 4-1 përballë Al Ahly në sfidën e luajtur në stadiumin “Moulay Abdallah”. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, por Reali do të zhbllokonte ndeshjen me Vinicius Jr. në minutën e 42-të.
Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për spanjollët, të cilët realizuan edhe golin e dytë me Valverde. Skuadra e Al Ahly reagoi në minutën e 65-të me anë të Maaloul i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Reali gjithsesi administroi mirë gjithçka, duke humbur një penallti me Modric, por do të shënonte më vonë golin e tretë me Rodrygo. Në fund rezultati u vulos nga Arribas, i cili shënoi në minutën e 8 shtesë, në prekjen e parë të topit.
Real Madrid rikthehet kështu në finale pas edicionit të vitit 2018 dhe do të luajë finalen e pestë në histori.
KOHA JONË SONDAZH

