Reali fiton mes polemikash ndaj Sociedad dhe i merr kryesimin Barcelonës (VIDEO)
Real Madrid mori një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Real Sociedad në javën e 30-të të La Liga-s. Skuadra e Zidane në këtë mënyrë mori kreun e renditjes, pasi gjendet me pikë të barabarta me Barcelonën, por me avantazhin e ndeshjeve direkte.
Ndeshja e luajtur në San Sebastiaan kishte polemika për shkak të VAR-it, që sot ka qenë vendimtar. Takimi është zhbllokuar në minutën e 50-të nga madrilenët që kanë shëuar me Ramos nga pika e bardhë pas penalltisë të fituar nga Vinicius, për të cilën ndërhyri VAR.
Në minutnë e 71-të miqtë kanë dyfishuan me Karim Benzema. Edhe ky moment u analiza nga VAR për shkak se dyshohej se francezi e kishte kontrolluar topin me dorë, por teknologjia ka konfirmuar se gjithçka ka qenë e rregullt. Vendasit kanë ngushtuar diferencat me Merino-n në të 83-ën, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen.
KOHA JONË SONDAZH

