Reali fitore tenistike ndaj Seltës, Bejl shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Reali i Madridit e ka mbyllur me fitore tenistike sezonin në “Santiago Bernabeu”, ku mposhti me rezultatin 6-0 Selta Vigon.

Garet Bale u tregua i jashtëzakonshëm në sfidën e mbrëmjes së sotme, duke shënuar dy golat e parë të takimit, ndërsa Isko, Hakimi dhe Kroos kompletuan festivalin e golave për madrilenët.

Me këtë fitore Reali blindoi përfundimisht pozitat në vendin e 3-të të renditjes, ndërsa javë ne fundit luan për statistikë në transfertën ndaj Vijarealit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?