Reali humbet dy yje për ndeshjen e kthimit ndaj Bajernit

Reali fitoi 2-1 ndeshjen e parë në Mynih ndaj Realit, por nuk ka aspak lajme të mira nga infermieria. Mediat spanjolle shkruajnë se Dani Karvahal me siguri që do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj bavarezve, por lajmet e këqija nuk marrin fund këtu.

Mesfushori Isko, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit. Spanjolli ka pësuar një dëmtim në shpatullën e majtë, teksa nesër do të bëhen edhe ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

Zidane preferon që të mos ta rrezikojë për duelin e “Santiago Bernabeo” për ta pasur në 100 për qind të formës në finalen e Kievit, nëse arrijnë që të fitojnë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?