Reali humbet një tjetër yll, drejt transferimit te Chelsea

Një aventurë e re është shumë pranë për Mateo Kovacic, i cili është një hap larg nga transferimi te skuadra e Chelsea-t. Mesfushori do të transferohet në Premier League, pasi klubi merengues ka arritur akordin për huazimin e kroatitit. I cili ka kërkuar me ngulm që të largohej gjatë kësaj vere.

Orët e fundit, interes për Kovacic kishte shfaqur edhe Interi, që kërkonte ta rikthente në San Siro, por edhe Milani dëshironte që të përforconte mesfushën me kroatin. Tashmë vështirësohet edhe më shumë kalimi i Modric tek Interi, pasi alternativat për mesfushën madrilene janë pakësuar. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?