Reali i Madridit bën gati 600 milionë euro për Nejmarin
Në Spanjë janë të bindur se Nejmar në merkaton e kësaj vere do të transferohet te Reali i Madridit. Sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga PSG pas vetëm një viti në Francë ku fitoi tre trofe, për të veshur fanellën e bardhë të klubit merengues.
Florentino Perez është i fiksuar pas Nejmar dhe do të bëjë çmos për ta transferuar në “Santiago Bernabeu”. Reali i Madridit është gati të investojë deri në 600 milionë euro për yllin e Seleçaos, përfshirë këtu vlerën e kartonit dhe pagën e futbollistit plus taksat për 5 vitet në vazhdim.
Për të shkuar te Nejmar, “Los Blancos” janë gati të sakrifikojnë dyshen Bale-Benzema. Ndërkohë në krahun tjetër PSGqë shpenzoi 222 milionë euro verën e kaluar për të blerë kartonin e Nejmar nga Barcelona edhe pse nuk kërkon të privohet nga sulmuesi brazilian, ka probleme të mëdha me fair play-in financiar dhe për të mos rrezikuar sanksione nga UEFA do të bëjë disa shitje të rëndësishme gjatë kësaj verë dhe një prej të larguarve mund të jetë pikërisht Nejmar.
KOHA JONË SONDAZH

