Reali i Zidane pëson një humbje turpëruese ndaj Cadiz (VIDEO)

Real Madrid ka pësuar një humbje surprizuese në ndeshjen e radhës në shtëpi përballë ekipit të sapongjitur në La Liga të Cadiz. Ekipi i Zidane është mundur 0-1 në një takim që dukej i lehtë në letër për vendasit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lozano në minutën e 16 të takimit dhe që nga ai moment asgjë nuk ndryshoi më. Reali tentoi në të gjitha mënyrat për të barazuar, por nuk ia doli dhe humbi 3 pikë të sigurta.

Me këtë humbje, Reali qëndron në vend të parë, por që i hap mundësinë Barcelonës ta barazojë me pikë në rast se fiton me Getafen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?