Reali kërkon të “blindojë” Ronaldon, i ofron 30 mln euro në sezon

Kristiano Ronaldo siç do verë, ka përfunduar në qendër të zerave të merkato europiane. Mediat spanjolle shkruajnë se ylli portugez do të qëndrojë te madrilenët. pasi me paraqitjet që ka dhuruar, ka bindur të gjithë mbi formën e tij të mirë, edhe pse vitet kalojnë.

Reali ka shfaqur dëshirën për të rinovuar kontratën, që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij, diçka që presidenti Florentino Perez ia premtoi Ronaldos pas finales së Ligës së Kampioneve të 2017-s, të luajtur në Cardiff

Burime pranë Realit të Madridi sipas mediave iberike bëjnë të ditur se paga e Kristiano Ronaldos do të rritet nga 21 milionë në 30 milionë Euro, shifër së cilës do t’i shtohen edhe 2 milionë të tjerë në rast se arrihen objektivat, ndërkohë që kontrata e re do të skadojë në 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?