Reali mund me penallti Valencian, kalon në finalen e Superkupës së Spanjës (VIDEO)

Real Madrid siguroi biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës që do të luhet në Arabinë Saudite, pasi mundi Valencian me penallti, teksa koha e rregullt u mbyllë 1-1.

Në minutën e 39-të Benzema shndërroi në gol një penallti të fituar nga vetë francezi pas një ndërhyrje të gabuar të Comert. Me avantazhin e Realit u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Valencia barazoi falë një goli të shënuar nga Lino.

Në vijim, skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen mirëpo mungoi saktësia dhe finalizimi me sfidën që u desh t’i drejtohej kohës shtesë. As në shtesë nuk pati ndryshim të rezultatit duke shkuar te penalltitë, atje ku madrilenët i shënuan të gjitha dhe Valencia gaboi në dy raste.  Në finale, Reali pret fituesen e çiftit Barcelona-Betis.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?