Reali ofroi mbi 200 milionë euro për Mbappe, por PSG ja la “seen”

Kylian Mbappe këtë sezon do të luajë te PSG, edhe pse në fakt Real Madridi këmbënguli deri në fund me njer ofertë që i kaloi 200 milionë eurot. Drejtuesit e PSG nuk i kthyen fare përgjigje kësaj oferte stratosferike.

Sipas “RMC Sport”, sulmuesi francez e kishte kuptuar që ëndrra e tij për të veshur fanellën e bardhë do të duhet të priste deri në verën e vitit 2022, me Real Madrid që mund të bëjnë marrëveshjen me të, me parametër zero, që në muajin janar.

Ndërkohë, sheikët do të mundohen ta bindin Mbappe që të rinovojë kontratën deri në vitin 2024. Për momentin, kjo gjë duket e pamundur, duke qenë se sulmuesi ka refuzuar ofertën e para disa ditësh, ku i ofroheshin 45 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?