Reali vuan ndaj Getafes, Ronaldo gjen golin e parë në kampionat (Video)
Real Madrid ka fituar me vështirësi në takimin e javës së 8 në “La Liga” kundër Getafes. Ekipi i drejtuar nga Zinedin Zidan ka siguruar 3 pikët në transfertë vetëm falë golit të vonshëm të Cristiano Ronaldos.
Benzema zhbllokoi shifrat në minutën e 39-të dukë i dhënë përkohësisht avantazhin “galaktikëve”. Getafe e cila po bënte një ndeshje për tu admiruar në të 56-ën minutë barazoi shifrat duke nisur edhe një herë gjithçka nga fillimi sa i takon rezultatit.
Dukej sikur do të ishte një tjetër sfidë pa konkretizuar pikët e plota kjo kundër Getafes por për ti dhënë një tjetër rrjedhë mendoi Ronaldo që në të 85-ën realizoj një gol me shumë peshë për kampionët e Europës dhe të parin personal këtë sezon në kampionat.
Pas 8 ndeshjesh në “La Liga” Real Madrid renditet në vendin e 2-të me 17-të pikë, 4 më pak se Barcelona kryesuese e cila në orën 20:45 përballet me Atletico Madrid në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
KOHA JONË SONDAZH

