Realizohet ëndrra e Manajt, që sot zyrtarisht pjesë e ekipit të parë tek Barca
Shumëkush ironizoi Rei Manajn kur vendosi të zbriste në kategorinë e tretë të kampionatit spanjoll, për të luajtur me të rinjtë e Barcelonës, ai që kishte veshur prej kohësh fanella të rëndësishme si ajo e Interit, por edhe fanellën e Kombëtares shqiptare.
Por ëndrra e djaloshit lushnjar, si dhe sakrificat e tij në fushë dhe stërvitje u shpërblyen sot, edhe falë disa konjukturave fatsjellëse. Manaj u regjistrua nga tekniku Koeman zyrtarisht si një lojtar i ekipit të parë, duke arritur kulmin e karrierës.
📌 Memphis, Eric Garcia and Rey Manaj, registered for @LaLigaEN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 14, 2021
Meritë e fazës përgatitore të shkëlqyer në javët e fundit, ku sulmuesi kuqezi shënoi edhe tripletë dhe ishte i bindshëm përkrah yjeve blaugrana, por edhe falë momentit të veçantë që po përjeton Barcelona.
Ekipi spanjoll po sheh një kufizim të ambicieve nga ligji i ri që ka vënë një limit për shpenzimet dhe rrogat e një ekipi. I njëjti ligj që largoi fenomenin Messi nga Barcelona që e rriti, “afroi” edhe Manajn, që dukej i destinuar në një kampionat tjetër./d.m-kohajone.com
KOHA JONË SONDAZH

