Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, Panucci për Durmishajn: Nuk bëhet kurrë i madh

Fiorin Durmishaj zgjodhi që të luante me Greqinë duke refuzuar ftesën e trajnerit Panucci. Strategu italian ka qenë i ashpër në konferencën për shtyp kur u pyet për sulmuesin e Panioniosit, duke thënë se ai nuk do të bëhet asnjëherë lojtar i madh.

“Do të shikojmë nëse do të luaj me Greqinë Durmishaj. I respektoj edhe ata që kanë zgjedhur për të luajtur me kombëtare. Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë. Nuk duhet të bëjnë këto lëvizje. Nuk kanë këllqe. Nuk po flas për asnjë në veçanti. E kuptoj menjëherë nëse një lojtarë do të vij apo jo.

Nuk na bëjnë do të për budallenj. Po apo jo, nuk ka të mesme. Këtu vë bast. Nuk do të bëhet asnjëherë i rëndësishëm. I madh fare, e lëmë këtë pjesë. Do të flasim pas 2 vjetësh, kur të flasim. Ishte një lojtar kur shkuam e pamë. Erdhi babai, daja, kryetari i bashkisë, menaxheri, dukej sikur ishte Messi. Tani nuk e di ku luan. Përgjigja e tij ishte se nuk e di çfarë do të bëj dhe se do të pyeste menaxherarin. Më fal por nuk është menaxheri që vendos për të ardhmen tënde. I thashë drejtuesit të federatës se këtij do t’i vëmë kryqin”, deklaroi strategu italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?