FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rei Manaj, e ardhmja drejt Bundesligës?

Një tjetër pistë në horizont për Rei Manajn, pak ditë më parë mediat italiane identifikuan Las Palmas në La Liga si destinacionin më të mundshëm për sulmuesin e Kombëtares, ndërsa tani Gianluca di Marzio, gazetari i njohur italian i mirëinformuar në lidhje me cështjet e merkatos, shkruan se e ardhmja e 19 vjecarit mund të jete edhe në Bundesliga.

Në faqen e tij në web Di Maricio bën të ditur se për Manajn po interesohet Ingolstad, skuadër që aktualisht ndodhet në vendin e parafundit të Bundesligës dhe synon të sigurojë mbijetesën. Sulmuesi kartoni i të cilit është në pronësi të Interit, gjatë fazës së parë shënoi dy gola në Serinë A pasi u aktivizua në 12 ndeshje, vetëm në katër prej tyre si titullar,  nën urdhërat e Massimo Odos,  dhe tanimë është në kërkim të një destinacioni të ri ku mund të aktivizohet më në vazhdimësi për të shfaqur vlerat e tij. Ingolstad së shpejti mund të bëjë një ofertë zyrtare për Manajn, i cili bashkë me agjentin e tij, ish portierin e mirënjohur Jimmy Fontana, ju duhet të vlerësojnë me kujdes alternativat për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë merkato janari për sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?