Rekord, çdo 48 sekonda Juventus shet një fanellë të Ronaldos
Afrimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, por rezulton jo vetëm një super blerje në aspektin e rendimentit që ai pritet të japë në fushë, por edhe jashtë saj. Mediat italiane shkruajnë se interesimi për të pasur një fanellë të portugezit ende pa u prezantuar është i frikshëm.
Ronaldo që tani ka thyer rekord në Itali, pasi një fanellë e tij në dyqanin zyrtar shitet çdo 48 sekonda. Deri më tani janë shitur mbi 30 mijë fanella në më pak se tre ditë, ndërkohë që 500 mijë fanella do të shpërndahen në dyqane në të gjithë botën.
Shifra 100 milionë euro e shpenzuar për transferimin e Ronaldos mund të merret shumë shpejt vetëm nga shitjet e fanellave me numrin 7 të tij. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

