Renditja e UEFA-s, Shqipëria “e sheh poshtë vetes” Serbinë
Pritej në fakt, pas triumfit ndaj Armenisë, që Shqipëria të ngjiste shkallët në UEFA. Kuqezinjtë e Gianni de Biasit lënë pas edhe Serbinë, jo vetëm në klasifikim, por edhe në renditjen Europiane. UEFA përditësoi klasifikimin e Kombëtareve të kontinentit të vjetër pas ndeshjeve të fundit eliminatore “Francë 2016”, ku Shqipëria është ngjitur me dy shkallë duke u pozicionuar e 33-ta, ndër 54 vendet anëtare të UEFA-s. Një sukses ky që shijon akoma më tepër pasi falë tij Shqipëria tanimë shikon nga lart poshtë Serbinë në klasifikimin e UEFA-s. Rivalët e Grupit I kanë zbritur me 4 pozicione pas disfatës, që pësuan në shifrat 2-1 nga Portugalia dhe tani Serbia në renditjen e UEFA-s gjendet në vendin e 34-ët, një vend pas Shqipërisë. Për sa i përket rivalëve të tjerë të Grupit I të eliminatoreve, Portugalia ka ngjitur një shkallë duke u renditur e 7-ta, në Europë, Danimarka qëndron stabël në vendin e 19-të, ndërsa Armenia gjendet në vendin e 37-të. Skuadra që ka pësuar rritjen më të madhe në klasifikimin e UEFA-s është Belgjika që falë fitoreve ndaj Qipros dhe Izraelit ka ngjitur 6 shkallë duke arritur në vendin e 5-të në renditjen Europiane. Kryesojnë Gjermania, Spanja, Anglia dhe Holanda.
KOHA JONË SONDAZH

