“Return to play”, UEFA rikthen tifozët në stadiume edhe për duelet në transfertë

Tashmë edhe tifozët miq mund të ndjekin nga stadiumi ekipin e tyre të zemrës në Champions League, Europa League dhe Conference League. Lajmi pozitiv vjen nga Uefa që miratoi protokollin “return to play”, rregullore e hartuar me procedurat e reja për zhvillimin e ndeshjeve post izolimit.

Qeveria europiane e futbollit bën me dije lejimin nga ana e tyre të udhëtimit të tifozëve megjithatë ata që do të duan të ndjekin skuadrën e zemrës edhe larg duhet të njihen me masat kufizuese të shteteve përkatëse për hyrjen në  hyrjen në territorin e tyre.

Në saj të rregullave të pandemisë, transfertat e tifozëve do varen më pas vetëm nga autoritetet lokale. Në vendi pritës e mundëson diçka të tillë, mbështetësit do të mund t’i gjenden pranë skuadrave të tyre edhe larg shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?