Rexhinaldo “shtang” Kukësin, Laçi kalon në finalen e Kupës (VIDEO)

Laçi siguron një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ka barazuar 1-1 në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Zeqir Ymeri”. Rexhinaldo, i kthyer në çështje në ditët e fundit, realizoi një gol me shumë peshë, duke zhvlerësuar finalizimin e Sindrit Gurit në pjesën e parë.

Në minutën e 19-të, Kukësi fitoi një penallti, pas një ndërhyrje në gabuar në zonë ndaj Kale. Goditjen e penalltisë e merr përsipër vetë Guri, që nuk gabon, duke shënuar golin e 22-të në total në kampionat dhe Kupë.

Avantazhi i pjesës së parë nuk i mjaftoi Kukësit t’u kualifikuar, pasi Laçi arriti të barazonte me Rexhinaldon në minutën e 78-të, pas krosimit të Lushkjes. Ky gol i shënuar në fushën kundërshtare mori vlerë të dyfishtë, pasi takimi i parë kishte përfunduar 0-0.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?