Riberi rrezikon të ndëshkohet për një arsye të çuditshme

Frenk Riberi është urdhëruar të ndryshojë mënyrën e tij “vulgare” të festimit të golave. Sipas asaj që raporton gazeta prestigjoze “Bild”, drejtuesit e Bajernit e kanë këshilluar mesfushorin francez që mos përdorë më gjestin në fjalë (që nënkupton ‘gjithçka në rregull’ ose OK) pas çdo goli pasi cilësohet si ofendim në Francë, disa vende të Evropës Lindore dhe në vende të Amerikës së Jugut. Në fakt, gjesti në fjalë shihet në mënyrë pozitive në Angli dhe Gjermani.

Por për disa të tjerë konsiderohet si një ofendim dhe ka raste që mund të interpretohet si një sulm ndaj homoseksualëve. Madje, raportohet se Bajern mund ta ketë kërcënuar me ndëshkim Riberi-në, nëse ai do ta përsërisë sërish festimin e tij karakteristik. 35-vjeçari bëri një paraqitje të shkëlqyer në gjysmëfinalen e parë ndaj Bajernit, por nuk mundi që të gjente rrugën e rrjetës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?