Rikthehen emocionet magjike në Champions, Kejn sfidon bunkerin Juventus
Sonte në mbrëmje do të rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve për fazën e 1/8-ve. Në “Allianz Stadium”, Juventus do të presë skuadrën e Totenhemit, në përballjen e parë mes këtyre skuadrave në kompeticionet europiane, por që ka shumë dilema për t’u zbuluar.
Bardhezinjtë kanë pësuar vetëm një gol në 16 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që “gjelat” janë në një formë të shkëlqyer, teksa edhe pse janë përballuar me skuadrat më të mëdha në Premier League, kanë treguar se mund të jenë të frikshëm. Fitorja ndaj Junajtid dhe Arsenal si barazimi me Liverpulin, tregojnë se ekipi i Poketinos është një “kockë “ e fortë në Champions.
Kejn do të jetë kërcënimi kryesor, teksa kujtojmë që në ditë e fundit ka arritur të kalojë dhe kuotën e 100 golave të shënuar në Premie Leegue, por nuk duhet harruar as Dele Ali apo Song. Në krahun tjetër Alegri do të ketë mungesën e Dibalës, Kuadrados, Matuidi dhe Dibalës, duke ja vështirësuar edhe më shumë zgjedhjet trajnerit.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Bazelit dhe Sitit, teksa miqtë duken dukshëm të favorizuar për ta mbyllur çështjen e kualifikimit që në duelin e parë. Në fushë pritet që të jetë nga minuta e parë për vendasit dhe Taulant Xhaka. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

