Rikthehen Ronaldo dhe Chiellini, Juvja sfidon Berishën
Juventus do të zbresë në fushë pas pak minutash për të sfiduar Spal-in në transfertë. Trajneri Sarri nuk është kursyer aspak duke hedhur në fushë nga minuta e parë formacionin më të mirë.
Spikat rikthimi i Ronaldos, i cili do të luajë nga minuta e parë së bashku me Dybala-n dhe Cuadradon. Ramsey do të zhvendoset në mesfushë, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një risi të madhe, teksa Chiellini do ta nisë nga minuta e parë së bashku me Ruganin.
Në krahun tjetër, Berisha si gjithmonë do të jetë titullar, me detyrën e vështirë për të ndalur sulmuesit e Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

