Rikthehet magjia e Championsit League/ Finalja e parakohshme PSG-Bayern, Milani sfidon Tottenham
Më në fund rikthehen emocionet magjike të Champions League, me ndeshjet e fazës me eliminim direkt. PSG do të presë në shtëpi Bayernin, një duel që fare mirë mund të ishte dhe finalja e këtij sezoni, por që shorti deshi që t’i shohim shumë më shpejt.
PSG do të lujaë me vendosjen 3-4-1-2. Në portë do të jetë Donnarumma. Në mbrojtje Ramos, Marquinhos dhe Danilo Pereira. Në mesfushë Hakimi dhe Nuno Mendes nga krahët dhe Fabian Ruiz e Verrati më në qendër. Vitinha do të zëvendësojë Mbappe e dëmtuar, teksa do të vihet në mbështetje të Messit dhe Neymar.
Skuadra bavareze ka pasur një sezon me ulje-ngritje, por afrimi i Cancelo-s i ka dhënë më shumë freski. Trajneri Nagelsmann do vijojë të mbështet te përvoja e Thoma Muller në sulm. Pas tij do të jenë një trinom fantastik dhe i shpejt me Coman, Musiala dhe Gnabry që mund të bëhen shumë problematik. Davies dhe Cancelo pritet të shtyjnë shumë në sulm, ndërkohë që de Ligt dhe Upamecano japin garanci në prapvijë. Në portë është Sommer.

Një tjetër ndeshje shumë interesante ëhstë dhe ajo mes Milanit dhe Tottenhamit. Skuadra kuqezi kërkon të marrë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë për të shtuar shanset për kualifikim. Ekipi i Piolit kërkon të shfrytëzojë vështirësitë që po kalon skuadra e Contes në këtë fazë të sezonit, por asgjë nuk mund të besohet. Leao pritet të jetë nga minuta e parë, ndërkohë që te Tottenham Kane do të jetë pika e referimit. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

