FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet nesër Kupa e Shqipërisë, Kukësi dhe Laçi synojnë përmbysjen

Kupa e Shqipërisë do të rikthehet nesër në mesditë me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve, ku spikasin disa duele. Partizani dhe Skënderbeu kanë fituar ndeshjet e para dhe janë pranë kualifikimit, ndërsa Kamza do të kërkojë të kthejë humbjen 2 me 1 të pësuar në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Luftëtari e ka më të lehtë pasi fitoi 3-0 në Rrogozhinë dhe ndeshja e kthimit është thjesht një formalitet për gjirokastritet Më impenjuese ndeshjet në Grupin B, ku Kukësi dhe Laçi duhet të përmbysin humbjet 2 me 1 me Apoloninë dhe 2 me 0 me Bylisin.

Sfida më e fortë është ajo që do të luhet në Vlorë, ku Tirana niset nga avantazhi 2 me 0 me Flamurtarin, që është në krizë sportive, por edhe administrative. Mbetet të shihet nëse bardheblutë do të arrijnë që të ruajnë fitoren e 90 minutave të para për të mbetur ende në garë për këtë kompeticion të rëndësishëm. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orën 13:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet e sfidave të para

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi A

Kastrioti-Partizani                 2-4

Besëlidhja-Skënderbeu         1-2

Egnatia-Luftëtari                   0-3

Vllaznia-Kamza                     2-1

Grupi B

Apolonia-Kukësi                    2-1

Bylis-Laçi                              2-0

Lushnja-Teuta                       1-3

Tirana-Flamurtari                   2-0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?