Rinis futbolli në Shqipëri, Partizani dhe Skënderbeu zbresin sot në fushë
Futbolli shqiptar rikthehet zyrtarisht në veprim për vitin 2019. Pas pushimeve të festave të fundvitit të kaluar, zhvillimit të fazës përgatitore dimërore, skuadrat e Superiores dhe të Kategorisë së Parë do të ndezin atmoserën në Kupën e Shqipërisë.
Kështu, të kuqtë do të luajnë në takimin e vajtjes, në orën 14:00, me Kastriotin në Fushë Krujë, ndërsa Skënderbeu do të udhëtojë drejt Lezhës, për t’u përballur me Besëlidhjen.
Të dyja këto sfida i përkasin Grupit A. Në fakt, ndeshjet në fjalë u paraprijnë takimeve të tjera të këtij raundi, për faktin se të premten Skënderbeu dhe Partizani do të luajnë supersfidën e javës së parë të fazës së tretë.

KOHA JONË SONDAZH

