Rinisin kërkimet për Emiliano Sala
Kërkimet për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala dhe pilotin kanë rinisur.
Avioni ku ai po udhëtonte drejt Cardiff City u zhduk në English Channel dhe deri tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Sulmuesi argjentinas ishte në avion vetëm me pilotin David Ibbotson kur mjeti fluturues u zhduk nga radari të hënën (21 janar).
Ekipet e shpëtimit dhanë vendimin për të vazhduar kërkimet pas një takimi të enjten dhe do të përqëndrohen në zonat bregdetare. Policia e Guernsey tha se nuk është gjetur ende asnjë gjurmë e avionit.
Por kapiteni David Barker pranoi se gjasat për gjetjen e gjallë të 28-vjeçarit dhe pilotit janë pothuajse zero.
KOHA JONË SONDAZH

