Roki arbitron ndeshjen e titullit Juve-Napoli, precedentë pozitiv për bardhezinjtë
Xhanluka Roki do të jetë arbitri i ndeshjes Juventus-Napoli, e programuar për t’u luajtur të dielën në orën 20-45. Në këtë mënyrë arbitri i njohur italian do të vendosë drejtësi në ndeshjen që do të vendos për titullin kampion. Roki është arbitri me më shumë eksperiencë në Itali, dhe i vetmi që do të arbitrojë në Kupën e Botës, i mbështetur dhe nga asistentët Di Liberatore dhe Tonolini, gjyqtari i katërt Masa, ndërkohë që VAR do të mbahet nga Irrati.
Për Rokin do të jetë hera e katërt që arbitron ndeshjen Juven-Napoli në karrierë. Në tre precedentët e parë, gjithmonë ka fituar Juventusi: Hera e parë në marsin e 2008, 1-0 me gol të Jakuintës. Në vitin 2013, Juventus fitoi 3-0 me gola të Jorente, Pirlo dhe Pogba. Ndërkohë që vitin e kaluar, bardhezinjtë fituan 2-1 në “Allianz Stedium”, në një ndeshje që u vulos nga goli i Higuain. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

