Roma, 5 arsye për të besuar në një tjetër mrekulli në “Olimpiko”
Nuk ka mbaruar ende. Dy golat e shënuar nga Xheko dhe Peroti në fundin e ndeshjes Liverpul-Roma, janë shumë të rëndësishëm për të mbajtur gjallë shpresat në Itali. Kjo i lejon verdhekuqve që të ëndërrojnë në një tjetër mrekulli, pas disfatës 5-2 në “Anfield Road”. Roma përmbysi Barcelonën dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League. Për të siguruar një biletë për në Kiev duhet të ndodhë sërish një mrekulli dhe në Itali i japin pesë arsye Romës pse duhet të besojë në kualifikimin. Gjithçka, sipas “Sportmediaset”, nis me Xhekon, por duhet që edhe Salah të imitojë Mesin në ndeshjen e kthimit.
Xheko e ka në “gjak” golin
Ashtu si në Barcelonë, boshnjaku shënoi sërish një gol me shumë vlera ndaj anglezëve, duke konfirmuar klasin e tij në Europë. Në Champions, Xheo ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar tre herë. Boshnjaku numëron katër gola në katër ndeshjet e fundit: ndaj Shakhtar, Barcelonës (2 ndeshje) dhe Liverpulit. Problemet për Di Françeskon nuk janë aspak përpara, pasi Xhekonë një mënyrë ose tjetër shënon dhe është vendimtar.
Faktori Olimpiko
Roma kë ardhur deri në këtë fazë të Champions League duke e shfrytëzuar maksimalisht faktorin fushë. Skuadra romane nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi, teksa kanë triumfuar katër herë dhe barazuar në ndeshjen e parë kundër Atletiko Madrid. Më e veçanta është se ata nuk pësuar asnjë gol në ndeshjet brenda. Roma ka bërë që të bëjnë një figurë të keqe klube si Çelsi dhe Barcelona, duke i mundur me rezultatin 3-0.
Mbështetja e tifozëve
Dy golat e shënuar në fund në ndeshjen e parë me Liverpulin mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Stadiumi “Olimpiko” do të jetë i mbushur plot tifozët do tentojnë ta kthejnë në një “gropë” ku edhe Mesi u trondit. Ashtu si kundër Barcelonës, tifozët duhet të jenë lojtari i 12-të në fushë. Misioni është i pamundur, për ëndrra e hakmarrjes për finalen Champions Leagues së humbur në vitin 1984 mbetet ende “gjallë” për verdhekuqtë.
Mbrojtja e Liverpulit
10 minutat e fundit në “Anfield” kanë zbuluar edhe të metat e makinerisë së golave të Klop. Në mbrojtjen e tyre vetëm Van Dijk ofron siguri, ndërsa pjesa tjetër “çalon”. Portieri Karius është konfirmuar si një që gabon dhe nuk përcjell qetësinë e duhur te shokët e skuadrës. Për Lovren duhet të shihet goli i Xhekos, ndërkohë që Aleksander-Arnold dhe Robertson janë të mirë në aspektin sulmues, ndërsa në prapavijë lënë hapësira.
Përmbysja me Barcelonën
Roma e di se mund të bëjë mrekulli dhe e fundit është e freskët, pasi ka ndodhur vetëm 20 ditë më parë. Rikthehemi pas te ndeshja me Barcelonën, që përfundoi 4-1 e para, dhe më pas në ndeshjen e dytë dukej gjithçka si një lojë fëmijësh dhe falë golave të Xhekos, De Rosi dhe Manols u kompletua mrekullia. Nga atëherë, Roma është më lart dhe me 2 maj do të kenë mundësinë të shkojnë në finalen e Kievit nëse realizojnë një tjetër mrekulli të pamundur.
KOHA JONË SONDAZH

