Roma bën detyrën ndaj Beneventos, i rrëmben vendin e katërt Lacios (VIDEO)
Roma bën detyrën në ndeshjen e radhës në Seria A, teksa ka mundur Beneventon me rezultatin 5-2. Skuadra e Di Françeskos ka vuajtur jo pak për të marrë 3 pikët në “Olimpiko”.
Miqtë kaluan të parët në avantazh 7-të me Guliermen. Roma përpiqet qe të reagojë, teksa gjen baraspeshën në minutën e 26-të me Fazion. Në pjesën e dytë vendasit gjejnë golin e avantazhit me Xhekon, ndërkohë që më pas vjen radha e talenti Çengiz Under. Talenti turk shënoi dy gola për ekipin verdhekuq, ndërkohë që më pas Brinjola shënoi një tjetër gol për Beneventon.
Xhimshiti luajti nga minuta e parë duke bërë një paraqitje shumë të mirë edhe pse preku topin me dorë në shtesë duke i dhuruar vendasve një penallti. Defrel shënoi nga pika e bardhë. Pas kësaj fitoreje, Roma ngjitet në vendin e katërt me 47 pikë, 1 më shumë se Lacio. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

