FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma fiton në “frymën e fundit” ndaj Frosinones, Dzeko është heroi (VIDEO)

Roma vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës ndaj Frosinones, duke realizuar një gol në shtesë me Dzekon për të triumfuar me rezultatin 23. Sfida nisi mjaft mirë për Frosinonen, që shfrytëzoi maksimalisht një gabim të mesfushorëve të Romës, për të shënuar golin e avantazhit me anë të Ciano në minutën e pestë, pas një gjuajtjeje ku edhe portieri Olsen nuk bëri sa duhet për ta ndalur.

Roma reagoi mjaft mirë dhe arriti të përmbysë gjithçka brenda dy minutave, pasi barazoi fillimisht në minutën e 30-të me anë të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko dhe më pas shënoi golin e avantazhit me anë të mesfushorit Lorenzo Pellegrini.

Vendasit do të barazonin sërish rezultatin 10 minuta nga fundit me  Andrea Pinamonti. Roma nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe arriti të shënojë në sekondat e fundit të ndeshjes, sërish me anë të Dzekos, që devijoi në rrjetë një top të ardhur nga krahu i sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?