FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma fiton në “frymën e fundit” ndaj Sassuolos, Mourinho “burgos” në tribunë Kumbullën (VIDEO)

Roma ka arritur që të marrë një fitore në “frymën e fundit” ndaj Sassuolos në shifrat 2-1. Mourinho vendosi që ta linte në tribunë Marash Kumbullën, duke konfirmuar se nuk e ka ndër lojtarët e preferuar.

Verdhekuqtë zhbllokuan të parët ndeshjen në minutën e 37-të, pas një skeme të finalizuar mjaft mirë nga italiani. Sassuolo do të reagonte mjaft mirë në fraksionin e dytë duke vendosur baraspeshën me Djuricic.

Kur dukej se do të shkonte drejt barazimit del në skenë El Shaarawy, me një gol të bukur pas një goditje me të djathtën brenda zonës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?